Lajme

SHBA: Mbështesim tërësinë territoriale të Maqedonisë

By FerizajPress

February 08, 2017

Ligjvënësi republikan Dana Rohrabacher, në një intervistë për kanalin televiziv në Shqipëri, Vizion Plus, ishte shprehur se krijimi i Maqedonisë “është një projekt i dështuar”, se “shqiptarët që jetojnë atje duhet t’i bashkohen Kosovës, pasi kurrë nuk do të mund të shkojnë mirë me maqedonasit”.

Ai sugjeronte që pjesa tjetër e Maqedonisë të bëhet pjesë e Bullgarisë apo e çdo vendi tjetër, me të cilin pretendon të ketë lidhje.

Komentet e ligjvenësit Rohrabacher, që është anëtar i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhëniet me Jashtë dhe kryetar i Nënkomisionit për Çështjet Evropiane, ngjallën shqetësime në Shkup.

Ministria e Jashtme e Maqedonisë u shpreh përmes një deklarate se komente të tilla “ndezin retorika nacionaliste mes vendeve fqinje dhe kthejnë të kaluarën”.