SHBA: Jemi krenare për miratimin e reformës, vazhdojmë partneritetin jetëgjatë

By FerizajPress

July 22, 2016

Pas miratimit të reformës zgjedhore me rekord 140 vota pro, ka reaguar ambasadori amerikan në Shqipëri, Donald Lu, transmeton lajmi.net.

Kjo është deklarata nga Ambasadori i SHBA Donald Lu

Miratimi i reformës në drejtësi, mbi të gjitha, është një fitore për popullin shqiptar. Përkushtimi juaj e ka bërë Shqipërinë një vend më të drejtë dhe më demokratik. Përgëzoj parlamentin për gjetjen e konsensusit nën trysni jashtëzakonisht të madhe. Shtetet e Bashkuara janë krenare që kanë mbështetur hartimin dhe negocimin e kësaj pakete reforme të fortë dhe presim me kënaqësi të vazhdojmë partneritetin tonë jetëgjatë, e cila tani është shumë më e fortë.

.