Shtetet e Bashkuara u emëruan si një nga udhëheqësit global në numrin e ekzekutimeve shtetërore të kryera vitin e kaluar. Në një raport vjetor për dënimet me vdekje, të realizuar nga Amnesty International, SHBA doli shteti i katërt në botë me numrin më të madh të ekzekutimeve shtetërore e udhëhequr vetëm nga Irani, Pakistani dhe Arabia Saudite, raporton Reuters, transmeton KosovaPress.
SHBA-të kanë kryer 28 ekzekutime, gjatë vitit 2015. Raporti vë në pikëpyetje ligjshmërinë e disa ekzekutimeve në SHBA, sidomos pasi ato kanë të bëjnë me personat me aftësi të kufizuara mendore dhe intelektuale.
“SHBA ka vazhduar të përdorë dënimin me vdekje në mënyra që shkelin ligjin dhe standardet ndërkombëtare”, thotë raporti, duke përmendur ekzekutimin e Ëarren Hill, një burrë nga Gjeorgjia me aftësi të kufizuara mendore. /KosovaPress/