Lajme

SHBA-ja do një ‘fillim të ri’ në raportet me Turqinë

By FerizajPress

February 20, 2017

Sipas stacionit televiziv NTV, Pence deklaroi se SHBA-ja mbështet zhvillimin e marrëdhënieve me Turqinë, gjatë një takimi sot me Yildirim në kuadër të Konferencës për Siguri në Mynih.

“Nga ana e tij Yildirim deklaroi se një ekstradim i imamit Fethullah Gulen, një predikues i mërguar në SHBA do të hapte një faqe të re në marrëdhëniet mes dy vendeve”, sipas NTV-së, përcjell Atsh.

Në një komunikatë, Shtëpia e Bardhë theksoi se Pence gjatë takimit kishte përsëritur angazhimin e SHBA-së ndaj Turqisë si një partenere stragjike dhe aleate në NATO.

“Dy drejtuesit kanë diskutuar gjithashtu për përshpejtimin e përpjekjeve të përbashkëra për të mundur grupin e Shtetit Islamik”, shtoi komunikata.