SHBA dhe BE, qasje të ndryshme karshi raporteve Serbi-Rusi

By FerizajPress

July 13, 2016

Kjo u dëshmuar në rastin, e deklaratës së ministrit gjerman të Mbrojtjes Frank-Walter Steinmeier, i cili kritikoi veprimin e SHBA-ve për të dërguar forca ushtarake në shtetet Baltike, duke e quajtur këtë si një provokim ndaj Rusisë.

Një tjetër qarje mes politikës amerikane dhe asaj të BE-së për Rusinë, u vërejt edhe në rastin e Serbisë.

Përderisa, gjatë vizitës së saj në Beograd, ndihmë- sekretarja amerikane e shtetit, Victoria Nuland, tha se SHBA-ve nuk u pengon politika e afërt e Serbisë me Rusinë, zyrtarë të BE-së thonë se shteti serb duhet t’i përshtatet politikës së jashtme evropiane, nëse e do anëtarësimin, njofton lajmi.net.

Zyrtari i fundit i BE-së që e dha këtë deklaratë, është eurodeputeti gjerman, njëkohësisht raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, David McAllister, i cili në një intervistë për “European Western Balkans” tha se të gjitha vendet e BE-së, përfshi edhe ato që mëtojnë anëtarësimin, duhet t’i kenë qasjet e njëjta ndaj Rusisë.

Ai kritikoi Rusinë se po ka i ndryshon kufijtë në Evropë dhe po e shtrinë ndikimin e saj në shtete sovrane.

“Serbia ka raporte tradicionale të mira ekonomike, sociale e kulturore me Rusinë. Megjithatë, Rusia njëanshëm po i ndryshon kufijtë e Evropës, duke u përpjekur që ta shtrijë ndikimin dhe kontrollin e saj në vendet e pavarura. Kjo është një arsye që Serbia duhet të bëjë përpjekje të mëdha për të përafruar politikën e saj të jashtme dhe të sigurisë me BE-në, duke përfshirë edhe politikën ndaj Rusisë”, ka thënë eurodeputeti gjerman.

Kjo deklaratë e eurodeputetit gjerman, vije në kohën kur raportet Serbi-Rusi kanë shënuar një tjetër dimension, duke shënuar një përafrim të tyre./lajmi.net

.