Sport

Shaqiri: Ja pse e godita ulësen kur më zëvendësoi trajneri

By FerizajPress

January 14, 2017

Anëtari i Përfaqësueses së Zvicrës  shpreson të kthehet në përbërjen e parë të Stoke City për ndeshjen e së shtunës kundër Sunderland, ku për kundërshtar do të ketë Adnan Januzajn.

25 vjeçari goditjen e ulëses e cilëson si reagim emocional, dhe kjo nuk kishte të bënte asgjë me trajnerin Huges.

“Natyrisht që është e vështirë kur trajneri të zëvendëson”, ka deklaruar fillimisht Shaqiri.

“Arsyeja për këtë është emocioni që ke gjatë lojës. Nuk është se jam i nervozuar me trajnerin kur e godas ulësen. Janë emocione dhe është diçka shumë normale. Nuk ka asnjë problem këtu …. dhe dora ime është në rregull”.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6