Lajme

Shala priti ekipin për Monitorim dhe Ndërlidhje të KFOR-it Finlandez në Kosovë

By FerizajPress

March 10, 2017

Ministri z. Shala, e falënderoi kapitenin z. Kautto për përkrahjen që po jep KFOR-i në sigurinë e qytetarëve të Republikës së Kosovës, si dhe për bashkëpunimin në fushën Mjedisore me theks të veçantë në zonat përreth termocentraleve dhe Fabrikës së Ferronikelit në Drenas.

Ministri z. Shala i njoftoi përfaqësuesit e Ekipit për Monitorim dhe Ndërlidhje të KFOR-it finlandez, për objektivat dhe prioritetet e MMPH-së, përderisa kapiteni z. Kautto shprehi kënaqësinë për bashkëpunimin me institucionet dhe me qytetarët e Kosovës.

Në fund të takimit, të dyja palët u dakorduan që të vazhdojnë me komunikimin zyrtar edhe në proceset e ardhshme. /Lajmi.net/