Lajme

Shala: Kosova po rrezikon konflikt të armatosur me Malin e Zi ( Video)

By FerizajPress

July 08, 2016

Demarkacioni i kufirit si i tillë, mund ta çojë Kosovën në një konflikt të armatosur me Malin e Zi. Kështu ka deklaruar deputeti i NISMA-s, Haxhi Shala në emisionin “InfoBox” të RTV Dukagjinit.

Madje, Shala thotë se provokim për një konflikt të armatosur ka qenë edhe veprimi i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, me vënien e tabelës “Republika e Kosovës” në kufi me shtetin malazez.

Mundësi për përshkallëzim të situatës së sigurisë brenda vendit, ish-komandant ‘Topi’ e sheh edhe me ardhjen eventuale të kësaj marrëveshje për ratifikim në Kuvend.

Ai tha se, në kundërshtim të kësaj marrëveshje, ata janë të gatshëm të bashkohen me Vetëvendosjen, por jo në nivel si me AAK-në.

Madje, arsye për këtë, Shala për VV-në tha se janë të papjekur politikisht dhe se sillen si hajdutë të vegjël”. /Telegrafi/

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=JzeZZ-dPvZY&w=100&h=459]