Sevdi Miftarit pjesë e “Grupin Kumanova” i janë thyer këmbët nga dhuna e policisë

By FerizajPress

July 27, 2016

Avokati, Nasar Raufi ka bërë të ditur se klientët e tij që akuzohen në këtë rast, po keqtrajtohen vazhdimisht nga pjesëtarët e njësive speciale.

Sipas tij, nga Kumanova është në gjendje të rëndë pasi i ka dy këmbet e thyera si pasojë e dhunës së ushtruar nga policët maqedonas. Ndaj tij është ushtruar dhunë gjatë kohës sa po transportohej nga Burgu i Shutkës në objektin e Gjykatës, shkruan Zhurnal.

Avokati, Raufi ka paralajmëruar se do të kërkojë nga trupi gjyqësor që t’i ketë dokumentet mjekësore.

Në anën tjetër, zyrtarët maqedonas të Ministrisë së Punëve të Brendshme as që duan të pranojnë se ka raste të tilla keqtrajtimesh.

.