Ferizaj

Sesion informues në regjionin e Ferizajt për grantet e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – PZHR 2022

By FerizajPress

July 19, 2022

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, nesër (e mërkurë) do të mbajë sesion informues me fermerë dhe agro-biznese për grantet e Programit të Zhvillimit Rural 2022.Në këtë sesion informues, do të shpalosen detaje për programin e granteve, kualifikimet dhe detajet e nevojshme për aplikim të fermerëve, bizneseve agro-ushqimore, bizneseve të turizmit rural dhe Grupeve Lokale të Veprimit.

Aplikantët e interesuar nga komunat: Ferizaj, Shtime, Kaçanik dhe Hani i Elezit mund të marrin pjesë në sesion, i cili mbahet nesër (20.07.2022) në sallën e Kuvendit Komunal të Ferizajt, me fillim nga ora 10:00.