Serwer: Serbia më shumë ka problem me Bosnjën se me Kosovën

By FerizajPress

May 10, 2016

Profesori në Universiteti “John Hopkins” ka thënë se destabiliteti në rajon paraqitet në Maqedoni, në Bosnje e Hercegovinë dhe Kosovë që, sipas tij, për Serbinë, problem me të madh do të paraqet çështja e BeH.

“Kemi probleme serioze në Maqedoni, probleme kronike në Bosnje dhe probleme në Kosovë. Sfida kryesore për Serinë do të jetë Bosnja”, ka thënë Serwer, i cili vlerëson se Serbia gjendet një situatë të vështirë, transmeton lajmi.net.

Në një intervistë për mediat serbe, ai ka bërë të ditur se nuk është e qartë mënyra se si BeH mund të funksionojë në mënyrë efikase si shtet në rrethanat aktuale, ndërsa ka shtuar se raportet mes Beogradit dhe Sarajevës në njërën anë dhe Beogradit e Banjallukës në anën tjetër, janë pjesë e rëndësishme e formulës për stabilitet në Bosnje.

“Është një shtet i ndarë dhe kjo ndarje është e mbështetur në kushtetutë që vështirëson edhe rrugën e reformave”, ka thënë Serwver.

Profesori amerikan vlerëson se kryetari i Republika Srpska-s, Millorad Dodik, e ka futur Serbinë në një situatë të vështire, duke kërkuar të mbajë referendum për shkëputje nga BeH.

“Është e pamundshme për Serbinë që të përshëndes hapa të tillë, ashtu siç e ka të vështirë të mos i mbështesë serbët në BeH. Ky është një problem shumë i madh”, ka thënë Serwer. /lajmi.net

The post Serwer: Serbia më shumë ka problem me Bosnjën se me Kosovën appeared first on Lajminet.