Lajme

Sërish aksident në Rrugën e Kombit, një i vdekur dhe 5 të plagosur

By FerizajPress

July 30, 2016

Një aksident automobilistik me pasojë një të vdekur dhe 5 të plagosur ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se ky aksident ka ndodhur rreth orës 06.40, në autostradë, në afërsi të tregut të Milotit.

Sipas policisë është përplasur mjeti tip Nissan me targa AA316IV, me drejtues shtetasin D.F. dhe mjetin Opel me targa të Kosoves 07-689- AN, me drejtues shtetasin kosovar A.C.

Për pasojë ka gjetur vdekjen pasagjerja e mjetit Nissan, shtetasja G.F. rreth 70 vjeçe, banuese në Tiranë dhe 5 persona të tjerë të cilët po dërgohen në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit./tvklan.al