Lajme

Serbia zvogëlon numrin e vendvotimeve në Kosovë

By FerizajPress

April 21, 2016

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Serbisë, në mbledhjen e djeshme ka vendosur që ta zvogëlojë numrin e vendvotimeve në Kosovë nga 25 në 21 për arsye të sigurisë.

Presidenti i këtij komisioni Dejan Gjurgjeviq, tha se gjendja e sigurisë në Kosovë është e pafavorshme dhe sipas tij për njerëzit në vendvotime është i madh. ndërkohë që për ta mbajtur nën kontroll numrin e vendvotimeve do të reduktohet dhe disa adresat do të ndryshohen, raportojnë mediat serbe, transmeton Klan Kosova.

“Do të ketë më shumë qendra votimi, rreth 10 në në një lokacion, kryesisht do të jenë nëpër shkolla, tha Gjurgjeviq duke shtuar se qëndron numri i njëjtë i votuesve që do të votojnë në 90 vende, vetëm duke reduktuar numrin e vende nga 25 në 21.

Zgjedhjet serbe pritet të mbahen më 24 prill.