Lajme

Serbia s’mund ta vazhdojë rrugën evropiane pa normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën

By FerizajPress

November 03, 2016

Arsyeja për bllokimin është dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë, i cili është në të njëjtën kohë dhe kushtin kryesor për vazhdimin e integrimit evropian.

Kur dhe a do të plotësohet ky, pritet të shihet në të ardhmen, por ajo që ka ndodhur deri më tani, nuk është se ka dhënë rezultatet e pritura, shkruan “Blic”.

Në periudhën e kaluar, ka pasur disa raunde bisedimesh mbi tema të ndryshme, por pa sukses, madje edhe në nivelin e marrëveshjeve. Megjithatë, pavarësisht nga kjo, bisedimet në mes të Beogradit dhe Prishtinës të vazhdojë.

Sipas “Blic” dialogu është planifikuar të vazhdoj më 16 dhe 17 nëntor në Bruksel, temë e këtij takimi do të jetë marrëveshja për lirinë e lëvizjes (targat) dhe kalimet administrative.

Ndryshe, nëse Serbia nuk do hap kapitullin për BE deri në fund të këtij viti, kjo mund të jetë në fillim të pranverës. /Lajmi.net/

.