Serbia shton kontrollin policor e ushtarak në kufi me Kosovën

By FerizajPress

May 21, 2016

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq dhe ministri i Mbrojtjes, Zoran Gjorgjeviq, kanë vizituar bazën e Xhandarmërisë në afërsi të kufirit me Kosovën, ku kanë nënshkruar edhe një marrëveshje bashkëpunimi për bashkërendim të aktiviteteve për të shtuar numrin e pjesëtarëve të policisë e ushtrisë në patrullimin e këtij kufiri.

Sipas një njoftimit të Ministrisë së Brendshme të Serbisë, thuhet se ministri Stefanoviq, ka thënë se shtimi i numrit të pjesëtarëve policorë e ushtarakë, po bëhet në ato pjesë, ku sipas tij, rrezikohet siguria më së shumti, transmeton lajmi.net.

“Nuk do të lejojmë që të ketë veprime terroriste. Gjithashtu nuk do të lejojmë që dikush t’i kërcënojë pjesëtrët e njësiteve tona”, ka thënë ministri brendshëm serb. /lajmi.net

 

The post Serbia shton kontrollin policor e ushtarak në kufi me Kosovën appeared first on Lajminet.