Lajme

Serbia pengon interkonjeksionin Shqipëri-Kosovë, ministri i Ramës kërkon ndihmën e Merkelit

By FerizajPress

November 18, 2016

“Fatkeqësisht, për arsye politike kjo linjë akoma nuk është vënë në funksionim me gjithë lobimin tonë dhe përpjekjet tona. Unë mund të përfitoj nga rasti dhe jam i sigurtë se kryeministri Rama do ta bëjë të nbjëjtën gjë në Berlin kur të takojë kancelaren Merkel, që na duhet që ky proces të përfundojë siç duhet dhe kjo linjë të jetë funksionale”, thotë ai.

Linja e interkonjeksionit me Kosovën kushtoi 42 milionë euro. Por edhe pse ka përfunduar prej disa muajsh ajo nuk funksionon sepse Serbia nuk njeh Operatorin e Transmetimit të Kosovës. Ngërçi ka shqetësuar Bashkimin Evropian.

“Bashkimi Evropian po pret që linja 400 kilovolt mes Shqipërisë dhe Kosovës të bëhet operacionale sa më shpejtë që të jetë e mundur sepse kjo do të përmirësonte edhe cilësinë e ajrit në Kosovë duke e bërë atë më pak të varur nga energjia e qymyrit”, deklaroi Jan Rudolf, i ngarkuari i BE me punë në Tiranë.

Ndërkohë, Shqipëria nënshkroi me bankën gjermane KFV marrëveshjen e kredisë së butë 50 milionë euro që do të financojë ndërtimin e linjës 400 kilovolt Shqipëri Maqeoni

“Kredia që ne firmosim sot financon linjën e katër të transmetimit nga Shqipëria për në rajon. Tre nga këto linja janë financuar nga qeveria gjermane përmes KFV-së”, u shpreh Christoph Tiskens, Drejtor i KFË për Europën Jug-lindore. /Lajmi.net/

.