Jar0006640 Lorries queue on the M20 during 'Operation Stack' after yesterday's fire in the channel tunnel.

Lajme

Serbia nis hakmarrjen: Bllokon rrugët për të gjitha mallrat evropiane që kanë destinacion Kosovën

By FerizajPress

November 24, 2018

Serbia ka marrë vendim që të gjitha mallërat evropiane që kanë destinacion Kosovën dhe anasjelltas të mos lejohen të qarkullojnë rrugëve të saj. Vendimi ka hyrë në fuqi në ora 00:00, të mëngjesit të sotëm. Biznesmenë kosovarë i kanë treguar Insajderit që kamionët me mallra që kanë destinacion Kosovën nuk po lejohen të futen nga Kroacia dhe Hungarian ë Serbi.

“Radhë të gjata kamionësh janë krijuar në kufi të këtyre dy shteteve”, ka treguar një tregtar.

Zëdhënësja e qeverisë Donjeta Gashi, ka deklaruar se zyrtarisht nuk kanë ndonjë informatë se mallrat evropaiane që kanë destinacion Kosovën janë bllokuar nga Serbia.