Lekaj që është i ftuar në Zona e Debatit ka thënë se Qeveria e Kosovës ka zbehur komunikimin me Francën për këtë rast.
“Haradinaj e ka marrë verdiktin e pastërtisë në Hagë. Ai dy herë është liruar i pafajshëm dhe të merret prapë peng me shkarravina të Serbisë është e pakuptimtë”.
“Qeveria në fillim është treguar më aktive, me kohë ka zbehur kontaktet me Qeverinë e Francës. Serbia ka material 500-600 faqe, kurse ne nuk kemi asgjë që t’i kundërvihemi”.
“Ministria e Drejtësisë është dashtë të caktojë njerëz profesionstë, për të dërguar material kundër atyre të Serbisë”.