Lajme

Serbia kërkon nga BE-ja ta bindë Kosovën për heqjen e taksës

By FerizajPress

February 01, 2019

Nënkryetari i Qeverisë serbe dhe ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq i ka ftuar sot anëtarët e Bashkimit Evropian që ta bindin Qeverinë e Kosovës që ta heqë taksën për mallrat e Serbisë në mënyrë që, siç tha, të ripërtërihet dialogu, transmeton Koha.net .

Daçiq në Bukuresht, në takimin joformal të shefave të diplomacive të vendeve të BE-së dhe të shteteve kandidate, siç përcjell rts, ka thënë se taksa 100 për qind është në fuqi qe më shumë se dy muaj.

Sipas tij, ky vendim i Kosovës shkel dispozitat e marrëveshjes së CEFTA –s dhe pamundëson bisedimet e mëtejme.

“Për këtë arsye apelojmë te BE dhe shtetet e saj që t’i bindin disa aktorë politikë në rajonin e Ballkanit Perëndimor se hapat e njëanshëm nuk janë zgjidhje e problemit, porse më së miri është t’i kthehemi dialogut si rrugë e vetme e drejtë që duhet ta sjellë te zgjidhja gjithëpërfshirëse”, citohet të ketë thënë Daçiq.KOHA