Lajme

Serbia goditet nga virusi i Nilit Perëndimor, 29 persona të vdekur

By FerizajPress

September 12, 2018

Instituti i Shëndetit Publik të Serbisë “Dr. Milan Jovanoviç Batut” ka njoftuar se 29 persona kanë vdekur nga virusi i virusi i Nilit Perëndimor.

Vetëm në javën e fundit ky institut njofton se katër njerëz më shumë vdiqën pasi u prekën nga ky virus.

Deri më tani, në Serbi, sipas të njëjtit informacion, janë prekur 286 persona, ndërsa 29 prej tyre kanë vdekur.

Numri më i madh i rasteve të regjistruara ishte në Beograd me 141 të infektuar.