Serbia dhe Kroacia para një lufte të re?!

By FerizajPress

August 05, 2016

Marrëdhëniet aktuale ndërmjet Serbisë dhe Kroacisë janë në nivelin me të rëndë që nga përfundimi i luftës, vlerëson Aleksandar Popov nga Qendra për Regjionalizëm dhe shton se është lëshuar mundësia e zgjidhjes së problemeve të hapura.

“Kemi pasur një përudhë të marrëdhënieve relativisht të qeta dhe stabile, dhe ajo periudhë nuk është shfrytëzuar për përballje me të kaluarën dhe për zgjidhjen e problemeve të hapura të cilat janë përmendur në Deklaratën e nënshkruar nga Vuçiq dhe Grabar Kitaroviq”, ka thënë Popov, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, periudha e marrëdhënieve të qeta dhe stabile ka qenë në dekadën e kaluar dhe aso kohe janë zgjidhur disa çështje ta hapura.

“Është lëshuar nga dorë kohë e madhe, e më pas ka ardhur kriza në Evropë. I kemi lëshuar 20 vjet”, ka thënë ai.

Kroacia ka shënuar përvjetorin e aksionit të madh ushtarak të njohur si “Oluja” me të cilin i është dhënë fund luftës në Kroaci dhe largimit të Serbisë nga e ashtuquajtura Republika e Kninit.

Festimet e mëdha në Kroaci kanë acaruar dukshëm Serbinë, e cila ka thënë se ai aksion la pas të vrarë shumë serbë.

Në anën tjetër, kroatët sot kanë djegur edhe flamurin serb, gjë që ka rritur tensionet ndërmjet dy fqinjëve.

Së fundi, Kroacisë i janë dhënë 16 helikopterë ushtarak nga SHBA-ja, si përgjigje për donacionin ushtarak që Rusia ia ka dhënë Serbisë. /Lajmi.net/

.