Lajme

Serbia ankohet në Bruksel për Asociacionin, i quan separatistë udhëheqësit e Kosovës

By FerizajPress

November 29, 2016

Gjuriq deklaroi se për këtë angazhim në nivelin më të lartë politik, Prishtina ende nuk dëshiron të flas për këtë temë, transmeton lajmi.net.

“Ne ua përsërisim përfaqësuesve të BE-së, të cilët po ashtu besojmë se janë përgjegjës për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve, duke përfshirë AKS-në pasi mos formimi i saj nuk do të kontribuonte në normalizimin e marrëdhënieve, por do të rriste tensionet në rajon”, ka thënë Gjuriq.

“Ne themi edhe këtu në Bruksel, separatizëm jo, bashkëpunim me shqiptarët po”, tha Gjuriq.

I pyetur nga gazetarët nëse ai beson se përparimi në dialogun me Kosovën është i mjaftueshme që Serbia ka bërë progres në fushën e integrimit evropian, Gjuriq thotë, se kryesisht fokusohet në dialog për të bërë përmirësimin për mjedisi shumëkombësh të popullit serb në Kosovë, por nuk fokusohet aq shumë në marrëdhëniet midis Serbisë dhe BE-së. /Lajmi.net/

.