Serbi, arrestohen gjashtë persona për kontrabandim të migrantëve

By FerizajPress

July 20, 2016

Sipas policisë, migrantët janë gjetur në dy raste afër kufirit me Bullgarinë, ndërsa 37 migrantë, nga Afganistani dhe Pakistani, ishin fshehur në një minibus në një rrugë rajonale, derisa 41 migrantë të tjerë nga Siria, ishin zënë duke kaluar ilegalisht nga Bullgaria.

Këto arrestime u bënë derisa Bullgaria ka njoftuar se i ka arrestuar 45 migrantë, që kishin provuar të kalonin në Serbi.

.