Përleshje të mëdha tifozësh kanë ndodhur në stadiumin e Otkritie Arena në Moskë, gjatë ndeshjes mes Brazilit dhe Serbisë. Tifozët brazilianë dhe ata serbë filluan të shkëmbejnë grushte, teksa rojet e stadiumit u futën menjëherë duke i ndarë. Gjatë përleshjeve, raportohet se mbeti e plagosur edhe një tifoze femër, që u gjend aty pranë.