Lajme

Serbët në Gazimestan provokojnë me mbishkrime nacionaliste e figura të kriminelëve serbë

By FerizajPress

June 28, 2016

Serbët e pranishëm në manifestimin e Vidovdanit edhe këtë vit kanë provokuar me mbishkrime nacionaliste si dhe figura të kriminelëve serbë, Slobodan Millosheviq dhe Ratko Mladiq.

Ata po ashtu në fanellat e tyre kanë vendosur mbishkrimin “Kosova është Serbi”.

Në Gazimestan, aty ku po shënohet 618 vjetori i Betejës së Kosovës, po qëndron edhe Princi i Serbisë, Karagjorgjeviq si dhe përfaqësuesi i Kishës Ortodokse Serbe, Vladika Teodosije.

Mbi 20 autobusë me serbë pritet të arrijnë në Gazimestan

Princi i Serbisë, Karagjorgjeviq si dhe përfaqësuesi i Kishës Ortodokse Serbe, Vladika Teodosije kanë arritur tashmë në Gazimestan për të shënuar festën e Vidovdanit, ndërkohë që pritet të arrijnë edhe 20 autobusë me serbë nga Graçanicë.

Një numër i serbëve kanë filluar të mblidhen në Gazimestan për të shënuar festën e Vidovdanit. Ndërkohë bëhet e ditur se kanë arritur edhe tre autobusë me targa të Beogradit, bën të ditur ekipi i Telegrafit në terren.

Policia e Kosovës po ndalon personat të cilët po shihen me pije alkoolike.

Të rinj serbë shihen me flamuj të Serbisë, ndërkohë që Policia e Kosovës po e vëzhgon situatën, raporton Telegrafi.

Policia ka ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë për tubimin publik në Gazimestan, ndërkohë zëdhënësi Daut Hoxha bëri të ditur se policia e Kosovës do të ndërmarrë veprime të menjëhershme në përputhje me situatën e krijuar.

Ndryshe, gjatë orëve të paradites kanë arritur në Graçanicë autobusë nga Serbia për të marrë pjesë në shënimin e manifestimit. /Telegrafi/