(I plotësuar/ 17:30 h) – Në Rashkë ka arritur edhe kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq. Takimi me përfaqësuesit serbë të Kosovës ka nisur në kazermën ushtarake “Stefan Nemanja”.
Serbët e Kosovës arrijnë në Rashkë, Vuçiqi i pret me shefin e ushtrisë, policisë…
Në takimin, i cili duhet të fillojë në orën 17, kanë arritur edhe përfaqësuesit e Listës Serbe dhe përfaqësuesit e komunave veriore, transmeton lajmi.net.
Në takim, përveç kryeministrit, do të merr pjesë edhe ministri i Mbrojtjes Zoran Gjorgjeviq, ministri i Policisë, Nebojsha Stefanoviq dhe shefi i Ushtrisë së Serbisë, Lubisha Dikoviq. /Lajmi.net/
Rrini me lajmi.net për më të rejat nga ky takim…
Lexoni edhe:
Xhandarmëria serbe është gati për intervenim në Kosovë, dislokohet në Bujanoc
Policia e Kosovës demanton propagandën serbe, ja çfarë po ndodh në veri