Lajme

Serbët dyshohet se e vranë prezantuesen britanike që po ndihmonte refugjatët e Kosovës

By FerizajPress

April 26, 2019

Kanë kaluar 20 vjet që nga vdekja e prezantueses së njohur britanike që kishte punuar në BBC, Jill Dando. Vdekja e saj vazhdon të mbetet një mister.

Së fundmi është lansuar një dokumentar në 20 vjetorin e vrasjes së saj. Aty flitet rreth vdekjes së saj, ku ngrehë dyshime se ajo mund të jetë vrarë nga serbët si hakmarrje ndaj Britanisë së Madhe që po bombardonte forcat e Serbisë në Kosovë.

Dando ishte një nga fytyrat më të respektuara dhe më të pëlqyera të publikut gjatë viteve të 90-ta.

Ajo kishte ngritur një fondacion për të ndihmuar refugjatët nga Kosova që largoheshin nga vendi i tyre.

Deri më tani shumë teori janë hedhur mbi vrasjen e prezantueses, duke përfshirë vrasje me pagesë, banda kriminale etj.

Vetëm tre ditë para vrasjes së Dandos, Britani e Madhe kishte filluar të bombardonte forcat serbe.

Ndërsa tre javë para se të vritej, ajo kishte ngritur fondacionin e saj për të ndihmuar refugjatët e Kosovës.

Edhe pse kanë kaluar 20 vite, çështja e prezantueses mbetet e hapur në polici.

Dosjet e policisë sipas dokumentarit përmbajnë një raport të inteligjencës ku thuhet se znj.Dando u vra në shenjë hakmarrje për bombardimet.

Tutje, në këtë dokumentar përmenden lidhjet e kryekriminelit serb, Arkan me kriminelët kryesor të Mbretërisë së Bashkuar.

Prezantuesja britanike u vra me 26 prill të vitit 1999. Ajo vazhdon të cilësohet si njëra ndër figurat më të fuqishme të televizionit britanik.