National Geographic të premten dhe të dilen do qëndrojnë në Ferizaj. Shkak për këtë vizitë nga mediumi prestigjioz është kandidatja për kryetare të Ferizajt nga radhët e LDK-së, Sibel Halimi.
Fotoreporterja me famë botërore, Justyna Mielnikiewicz, nga National Geographic e cila do ta përcjellë Sibel Halimin është fituese e dhjetëra çmimeve ndërkombëtare. Punimet e saj janë botuar në “New York Times”, “Le Monde” e “WSJ”. Justyna Mielnikiewicz ka fituar çmimin “World Press Photo”.
National Geographic do ta përcjellë të premten kandidaten për kryetare të Ferizajt nga ora 18:00 në mbylljen e fushatës në sheshin “Adem Jashari” si dhe ditën e zgjedhjeve gjatë votimit.Vizita e National Geographic në Ferizaj është e rëndësisë së veçantë, pasi që Sibel Halimi dhe Ferizaj do ta kenë hapësirën për herë të parë në histori në mediumin “National Geographic”.