Sport

Sensacionale: Dybala transferohet te Real Madrid

By FerizajPress

August 30, 2018

Sipas gazetarit të gazetës argjentinase “Diario Ole”, Mauricio Hidalgo, Reali i Madridit raportohet se ka arritur marrëveshjen me Juventusin për blerjen e Paulo Dybala, që brenda 31 gushtit. Edhe pse nuk ka ende ndonjë konfirmim zyrtar për këtë lajm, bëhet fjalë për një shifër të majme, prej 180 milionë eurosh për kartonin e argjentinasit, i cili do të kishte një pagë prej 16 mln euro neto në sezon, si dhe do të merrte numrin 7 të Cristiano Ronaldos. Dybala është pjesë e Juventusit që nga viti 2015, dhe në 99 paraqitje ka shënuar 52 gola.