Shëndetësi

Sëmundja e gjëndrës tiroide -Hipotiroidizmi, Dr. Fatbradh Ramadani Internist/Endokirnolog PHD kandidat

By FerizajPress

January 18, 2023

Në rastet kur tiroidja nuk prodhon mjaftueshëm hormone, ndodh një çekuilibrim i reaksioneve kimike në trupin tuaj dhe kjo mund të jetë si rrjedhojë e një sërë shkaqesh përfshirë këtu sëmundjet autoimune, trajtim për hipertiroidizëm, trajtim me rrezatim, kirurgji tiroide apo trajtime me medikamente të caktuara që dëmtojnë funksionin e gjëndrës tiroide.Tiroidja është një gjëndër në formë fluture, e vendosur në pjesën e përparme të qafës, poshtë mollës së Adamit. Hormonet e prodhuara nga gjëndra tiroide – triiodothyronine (T3) dhe thyroxine (T4) – kanë një ndikim të madh në shëndetin tuaj, duke prekur të gjitha aspektet e metabolizmit të organizmit.-Shkaktarët që çojnë në Hipotiroidizëm (ulje e funksionit te gjëndrës tiroide)mund të përmendim:

-Shenjat dhe simptomat e hipotiroidzmit.Ankesat e mëdha janë:

-Testet e çrregullimeve të funksionit të tiroides.Testet e gjakut mund të diagnostikojnë shumë patologji të tiroides. Hormoni stimulues i tiroides (TSH) është një hormon që sekretohet nga hipofiza dhe që kontrollon aktivitetin e gjëndrës tiroide. Nëse TSH-ja është e lartë, kjo zakonisht sinjalizon që funksioni i tiroides është i ulët (hipotirozë ). Mjeku gjithashtu mund të kërkojë kryerjen e ekzaminimeve për të përcaktuar nivelet e hormoneve FT3 dhe FT4 që sekreton vetë gjëndra tiroide. Janë pikërisht këto 3 analiza gjaku që vërtetojnë diagnozën, ndersa analiza e Anti TPO dhe AntiTg sugjerojnë për shkakun autoimun të hipotireozës.Ekzaminimet imazherike si eko e gjëndrës tiroide dhe biopsia janë teste të tjera që përdoren për të vlerësuar strukturën dhe funksionin e tiroides dhe ndihmojnë për të përcaktuar diagnozën.

-Trajtimi i hipotiroidizmit.Mënyra më e mirë për të trajtuar këtë sindromë është që të merrni tabletën levotiroksine çdo ditë. Në këtë mënyrë, tiroksina (hormoni T4), substanca që gjëndra tiroide nuk është në gjendje të prodhojë, zëvendësohet.Gjatë trajtimit, dozat e hormoneve duhet të rregullohen. Kontrolli është i rëndësishëm për të mbajtur një jetë të qetë. Në shumicën e rasteve, kur filloni trajtimin, përmirësimet janë shumë të dukshme në një periudhë shumë të shkurtër kohore. Idealja është të merrni tabletën në stomak bosh për të shmangur që ushqimi të ndërhyjë në thithjen e levotiroksinës dhe efekti të jetë më i shpejtë.Të rriturit kanë nevojë për një dozë midis 50 dhe 150 mikrogramë në ditë. Në fillim të trajtimit përshkruhet një dozë e ulët. Sidomos ata mbi 60 vjeç, ose njerëzit me sëmundje të zemrës. Me kalimin e kohës doza rritet gradualisht.Testet e gjakut kryhen çdo tre muaj për të mbajtur një kontroll të rreptë të hormoneve në gjak dhe për të qenë në gjendje të zgjedhin dozën e saktë.

-Disa rekomandime për pacientet me probleme me funksionin e ulur të gjwdrws tiroide.1.Ndryshimit te mënyrës se ushqyerjes. Kjo konsiston ne këto masa: Evitimi i ushqimeve inflamatore, qe mund ta përkeqësojnë problemin autoimun, te tilla si domatja, speci, patellxhani, veza, arrat dhe farat, qumështi, drithërat, soja dhe gluteni.Konsumi i mishit dhe peshkut cilësor, perimeve me gjethe jeshile te gatuara me vaj kokosi, frutave (kryesisht frutave te pyllit) dhe i lëngut te kockave ne çdo vakt (për mineralet dhe gluteninen qe përmbajnë).Konsumi i te paktën 4 luge vaj kokosi ne dite.