Ferizaj

Selim Marevci emërohet zëdhënës i Komunës së Ferizajt

By FerizajPress

December 26, 2017

Ferizaj.26.12.2017. Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, gjatë ditës së sotme ka marr vendim që zëdhënës i Komunës sonë të jetë Selim Marevci.

Selim Marevci, aktualisht mban edhe pozitën e shefit të Kabinetit të Kryetarit të Ferizajt. Marevci, ka qenë drejtor i Administratës së Përgjithshme, po ashtu ka qenë këshilltarë edhe në Ministrinë e Integrimeve Evropiane dhe së fundmi ka qenë edhe këshilltarë në Ministrinë e Financave.