Ferizaj

Selektori i Kosovës e nxjerr në oborr “tabelën e izolimit”

By FerizajPress

March 16, 2020

Trajneri i përfaqësues së Kosovës në kategorinë e femrave në pingpong, Yll Maloku, ka nxjerrë të hënën tabelën e pinpongut në oborr për t’u argëtuar me të birin në kohën kur qytetarët janë izoluar nëpër shtëpi si pjesë e masave për ta luftuar përhapjen e virusit.

“Tabelën e kam ndërtuar vet. Më janë dashur katër ditë për ta ngjyrosur dhe funksionalizuar”, ka thënë Maloku, njëherësh mësimdhënës i edukatës fizike në Ferizaj. “Koha nuk po ecën për shkak të monotonisë vetëm në shtëpi. Duke pasur parasysh aktivitetet e mia, si në not, ashtu edhe në pinpong, u desh të bëja një zgjidhje”, ka shtuar ai në një intervistë elektronike për KOHËN.

Maloku ka thënë se mezi e ka mundur të birin Adriatikun në vazhdime. Adriatiku prin në garat e minikadetëve të Kosovës.

© KOH