Ferizaj

Sekuestrohen tri pompa të benzinës, depoja kryesore  dhe 57 hektar tokë në Ferizaj

By FerizajPress

May 06, 2016

Njësiti i policisë  për  krimeve ekonomike në Ferizaj   me urdhëresë të  Gjykatës Themelore ka mbyllur tri pompa të benzinës në Ferizaj, depon kryesore të furnizimit dhe  ka  sekuestruar  57 hektarë tokë.

Gjatë këtij operacioni  ekipet  nuk kanë hasur në ndonjë rezistencë. Pompat e benzinës të cilat u sekuestruan  ishin  më parë prone e ish Kosovapetrol.

“Operacioni ka shkuar sipas planit operativ dhe nuk kemi pasur  ndonjë problem     gjatë zbatimit te urdhëresës së Gjykatës”, i tha FerizajPressit   përmes telefonit Fatmir Karaliti, shef i njësitit për Krime Ekonomike për Regjionin e Ferizajt./Ferizajpress.com