Autoritetet policore të Floridas kanë konfiskuar një pako heroinë në të cilën ishte stampuar imazhi dhe emri i Presidentit Trump.
Pakoja e drogës është sekuestruar me 27 janar në Hernando County. Por marka Trump e drogës nuk ishte e vetmja, pasi u gjetën dhe portrete të trafikantëve famëkeq të drogës si bosi i Meksikës Joaquin Guzman “El Chapo” dhe kolumbiani Pablo Escobar.
Autoritetet nuk mund të shpjegojnë dot qëllimin e shenjave. Tregtarët e drogës shpesh zgjedhin të vulosin paketimet e drogës me emërtime të ndryshme.
Linja Trump mbante rreth 5550 doza heroine në total, transmeton Oranews.
Policia arrestoi 46-vjeçarin, Kelvin Scott Johnson, i dyshuar për trafikimin e heroinës dhe akuza të tjera. Garancia për lirimin me kusht të tij është vendosur 75,000 dollarë.
Prokurori i Përgjithshëm i Floridas, Pam Bondi, tha se shpërndarësi “ka bërë një gabim të madh” duke përdorur foton e Trump.