Lajme

Sekuestrohen 60 aparate të lojërave të fatit

By FerizajPress

April 27, 2018

Policia e Kosovës ka raportuar se pas një pune hetimore të zhvilluar nga policia dhe me urdhër të gjykatës janë kontrolluar disa lokacione ku janë gjetur dhe sekuestruar 60 aparate të lojërave të fatit, 3 roleta dhe dokumentacione të ndryshme

Këto aksione janë kryer në Prishtinë, Mitrovicë, Prizren, Ferizaj dhe Gjilan.

Nuk raportohet për të arrestuar, ndërkaq rasti mbetet nën hetime.