Sekuestrim rekord kokaine në shtëpinë e shqiptarit (Video)

By FerizajPress

July 04, 2016

Bëhet fjalë për sekuestrimin e 25 kilogramë kokainë e 35 kilogramë prokainë, që shërben për përzierjen e drogës. Operacioni është bërë në Barriera, Milano.

Por shtysën e madhe, operacioni e kishte marrë në 12 maj, kur policia kishte vënë në pranga një shqiptar 36-vjeçar, i cili ishte kapur me një sasi prej 600  gramësh kokainë në banesën e tij.

Pas arrestimit, policia italiane i kishte gjetur shqiptarit një numër të madh çelësash. Policia ishte vënë në kërkim të banesave dhe në njërën prej tyre, gjatë mëngjesit të sotëm ka gjetur edhe sasinë e madhe të drogës si dhe dy presa që shërbenin për paketimin e saj.

.