Ferizaj

Sektori i TIK nga Kosova merr pjesë në Expo 2020 Dubai! Në mesin e tyre edhe Incodeks nga Ferizaj

By FerizajPress

December 26, 2021

Me mbështetje të Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe USAID Kosovo Compete Activity, 13 kompani të TIK, shoqata dhe inkubatorë të biznesit nga Kosova, do të marrin pjesë në Expo Dubai  – Java Tematike për Teknologji dhe Inovacion, prej 26 – 30 Dhjetor.

Expo 2020 është ngjarje globale e cila po mbahet në Dubai (Emiratet e Bashkuara Arabe), prej 1 Tetor 2021 deri më 31 Mars 2022. Me sipërfaqe prej 4.38 km2, EXPO 2020 është nikoqir i 192 shteteve, përfshirë Republikën e Kosovës.

Në javën tematike për Teknologji dhe Inovacion, e cila mbahet prej 26-30 Dhjetor 2021, Kosova përfaqësohet nga 11 kompani nga sektori i TIK, Shoqata dhe Inkubatorë të Biznesit. Përfaqësuesit nga Kosova të mbështetur nga Ministria e Industrisë & Tregtisë përfshijnë: Cacttus Sha, Enchele, evroTarget L.L.C, Innovation Centre Kosovo,  pollenbee , Trudo dhe STIKK – Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe të Komunikimit, ndërsa të mbështetur nga USAID Kosovo Compete Activity nën organizimin e STIKK përfshihen: LabBox, LinkPlus, Polymath Labs, Incodeks, Protecht dhe TENTON. 

EXPO 2020 është një mundësi e mirë për promovimin e Kosovës nëpërmjet TIK – ndër sektorët më të suksesshëm dhe me rritje të shpejt, krijimin e bashkëpunimeve ndërkombëtare, lidhje biznesore dhe tërheqje të investimeve.

Pavijoni i Kosovës në Expo 2020 Dubai, organizohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës, përmes Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë & Tregëtisë.