Lajme

Sekretari i Ligës së Botës Islame: Shqiptarët, myslimanë të moderuar

By FerizajPress

March 11, 2017

Ai fillimisht vizitoi Bashkësinë Islame të Kosovës, ku u prit nga myftiu Naim Tërnava.

Muhammed bin Abdulkerim al Isa, pas takimit me myftiun Tërnava tha se ndjehet krenar që viziton një popull siç e quajti ai “mysliman të moderuar”.

Ai tha se qëllimi i kësaj vizite është avancimin e bashkëpunimin me “vëllezërit tanë për pikat që neve na bashkojnë”, raporton Ekonomia Online.

“Jemi të kënaqur që po vizitojmë një popull mysliman i cili është modern dhe shembull i tolerancës fetare në këtë pjesë të botës dhe praktikimit të fesë së pastër”, tha ai.

Ai tha se këtë nuk e thotë vetëm Liga Islame, ngase sipas tij populli shqiptar mysliman ka dëshmuar se është popull model i tolerancës dhe bashkëjetesës në mes feve.

“E gjithë bota islame dhe bota mbarë ka një respekt për shqiptarët kundrejt të gjitha problemeve që kanë përjetuar, ka dëshmuar edhe histori se vërtet populli shqiptar i Kosovës ka dëshmuar se e ka praktikuar fenë”, tha ai.

Tërnava: Shtetet e Ligës Islame që nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë një gjë të tillë

Myftiu Naim Ternava e falënderoi Sekretarin Muhamed bin Abdulkerim al Isa, për vizitën, e cila tha se është tejet domethënëse pëe BIK-un.

Ai tha se Liga Islame ka bëtë shumë në të gjitha fushat për Kosovën, sidomos në atë për njohjen e Kosovës.

Ndërsa, tha se kërkoi nga mysafiri që të angazhohet për të bindur shtetet islame të cilat nuk e kanë njohur Kosovën që ta bëjnë një gjë të tille.

E falënderoj për punën që ka bërë Liga Botërore Islame në të gjitha fushat. Si dhe dhe për kontributin e saj që ka bërë për njohjet që kanë ardh për Kosovën. Shtetet të cilat nuk e kanë njohur ta njohin sa me shpejtë, sepse Kosova ka nevojë për njohje të reja që Kosova të ketë edhe ulësen e saj në OKB”, tha Tërnava.

Ai tha se Liga Islame, ka ndihmuar Kosovën si në periudhën e para puftes, gjatë dhe pas dhe për këtë tha se i janë falënderues.

Delegacioni i Ligës së Botës Islame, gjatë qëndrimit në Kosovë, do të takohet edhe me presidentin Thaçi, kryeparlamentarin Veseli, e personalitete tjera nga jeta fetare dhe kulturore.