Lajme

Sekretari i AKR-së për qëndrimin e ri të Pacollit: Interesi i shtetit në rend të parë

By FerizajPress

August 10, 2017

Madje, për këtë ai i ka dhënë 10 ditë afat LDK-së dhe VV-së të merren vesh për bashkëpunim, në të kundërtën ai ka paralajmëruar se mund ta mbështesë PAN-in në formimin e Qeverisë.

E, në partinë të cilën ai e drejton, këtë qëndrim të Pacollit e shohin si pozitiv dhe përpjekje për zhbllokimin e situatës.

Zv-presidenti dhe Sekretari i Përgjithshëm i këtij subjekti, Vesel Makolli, ka thënë se Pacolli në vazhdimësi e vendos në rend të parë interesin e shtetit.

“Deklaratat e presidentit vlerësoj se janë për zhbllokim të situatës. Pacolli në vazhdimësi e vendos gjithmonë interesin e shtetit si primar. Kjo situatë na çon në humbje. Ai po kërkon nga VV dhe LDK t’i bëjnë numrat. Pra, ta qesim presidentin para aktit të kryer. Nëse kjo nuk ndodhë, atëherë nuk e di për çka po lufton VV dhe LDK”, ka thënë Makolli për ‘Indeksonline’.

Pacolli, sipas tij, gjithmonë ka kërkuar një qeveri gjithëpërfshirëse.

“Kjo qeveri do të ishte me mandat të caktuar ku do të kryheshin do tema të mëdha dhe pastaj do të shkohej në zgjedhje të parakohshme”, ka shtuar ai.

Veprimin e Pacollit e kanë përshëndetur eksponentë të koalicionit PAN.