“Një qeveri serioze nuk duhet të merr vendime për ndaljen e veprimeve ilegale, ajo është obligim.
Një qeveri serioze nuk duhet të dërgoj forca në kufi, forcat duhet ti ketë gjithë aty.
Një qeveri serioze nuk duhet të vendos shtetin në relacion të pabarabartë me armiq, por duhet te siguroj reciprocitet e barazi.
Një qeveri serioze nuk vazhdon dialogun me dikë që kërcënon, por sigurohet që të ketë ushtrinë që zmbraps”, ka shkruar Sejdiu në llogarinë e tij në Facebook.
Ky është postimi i plotë i Sejdiut:
“Dialogu pa kushte i cili në vitin 2011 u përshkrua si teknik, u shndërrua, ashtu siç paralajmëruam çdo ditë këto 6 vite, në kalin e trojës me të cilin Serbia çdo ditë e më shumë po futet në Kosovë.
Prej vitit 2011 deri më sot, janë nënshkruar me dhjetëra marrëveshje nga të cilat Serbia implementon vetëm disa. E në ndërkohë agjendën në këto bisedime e përcakton në rastin më të mirë Brukseli, por kryesisht ate e përcakton Beogradi.
Prej javës së parë të dhjetorit 2016, Serbia ka filluar një fushatë agresive e cila për synim ka krijimin e një situate faktike e cila shpie drejt formimit të “Zajdnicës”, e kështu të bëhet Bosnjëzimi i Kosovës .
Kjo fushatë nuk është diçka e re, është sjellje e zakonshme, në fakt është e përditshme. Dhe kësaj përditshmërie agresive të Serbisë, qeveritë tona që nga atëhere, e qe besa edhe më herët, i janë përgjigjur me politika që kanë mundësuar rrjedhje të sovranitetit.
Një qeveri serioze nuk duhet të merr vendime për ndaljen e veprimeve ilegale, ajo është obligim.
Një qeveri serioze nuk duhet të dërgoj forca në kufi, forcat duhet ti ketë gjithë aty.
Një qeveri serioze nuk duhet të vendos shtetin në relacion të pabarabartë me armiq, por duhet te siguroj reciprocitet e barazi.
Një qeveri serioze nuk vazhdon dialogun me dikend që kërcënon, por sigurohet që të ketë ushtrinë që zmbraps”.