Sport

Sefer Seferi premton se do ta fitojë titullin “WBF Interkontinental”

By FerizajPress

April 22, 2016

Të shtunën më 23 mars në Burgdorf të Zvicrës, boksieri me prejardhje nga Gostivari Sefer Severi, do të ndeshjet me hungarezin Laszlo Hubert për titullin vakant “WBF Interkontinental”.

Në intervistën për ‘Minuta e Fundit’, 37 vjeçari Seferi është i bindur se do të dalë fitues dhe do të mbetet i pamposhtur, pasi në karrierën e tij nga 20 lufta, ka 20 fitore, 18 me KO.

Edhe kundërshtari i tij është mjaft i fortë, me 63 lufta, 44 fitore, 18 humbje e 1 barazim.