Ferizaj

Sebahate Ajeti- Sadiku: 3.5 milionë euro të hyra gjatë këtij viti

By FerizajPress

December 24, 2020

Paraditen e sotme, drejtorja e Drejtorisë së Financave, Sebahate Ajeti Sadiku, mbajti konferencën e fundvitit për media, ku shpalosi të arriturat dhe sfidat e kësaj drejtorie gjatë vitit 2020. Ky vit që u karakterizua që në fillim të saj me pandeminë e virusit COVID-19, natyrshëm solli edhe vështirësi në financat lokale. Megjithatë, Drejtoria e Financave, arriti që të inkasoj prej 3.5 milionë euro të hyra, gjersa pati edhe investime kapitale me qëllim përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për qytetarët.

Janë renovimi i Zyrës së Tatimit në Pronë si dhe zhvendosja e sportelit, hapja e Zyrës për Zhvillimin Ekonomik, transparenca financiare përmes pasqyrimit të Free-Balancit në ekranet njoftuese në hyrje të ndërtesës së Komunës, premtim ky tashmë i përmbushur i Kryetarit të Komunës e disa nga punët e tjera që bëjnë transparencën financiare dhe risinë e këtij viti që po lëmë pas në këtë drejtori.