Lajme

Seanca për Demarkacionin, më 1 shtator

By FerizajPress

August 10, 2016

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që seanca për ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi të mbahet më 1 shtator, në ora 10:00.

Në mbledhjen e Kryesisë të pranishëm përveç përfaqësuesve të pozitës, ishin edhe Pal Lekaj nga AAK-ja dhe Valdete Bajrami, nga Nisma për Kosovën.

Vetëvendosje nuk ishte e pranishme, pas hedhjes së gazit lotsjellës nga deputeti Glauk Konjufca.