Lajme

Seanca e radhës më 22 shtator, Demarkacioni nuk është në rend dite

By FerizajPress

September 14, 2016

Kështu ka vendosur kryesia e Kuvendit, që pas shumë kohësh është kompletuar edhe me përfaqësuesit e opozitës. Ajo do të fillojë në orën 10:00, raporton lajmi.net

Pal Lekaj me të dal nga kryesia ka thënë se Demarkacioni nuk do të jetë në rend të ditës në seancën e ardhshme.

Lekaj ka kritikuar Kuvendin e Kosovës për mosefikasitet, pasi sipas tij vetëm 35 për qind e ligjeve janë miratuar.

“Kuvendi është fokusuar tek demarkacioni dhe ka lënë anash çështje që janë me interes për qytetarët”, ka thënë ai./ Lajmi.net