Ferizaj

Së shpejti pritet zgjidhja e problemit të pagesave të punëtorëve të shëndetësisë  që punojnë në projektin me Caritas Kosova

By FerizajPress

October 03, 2016

Në një konferencë me gazetarë, drejtori i shëndetësisë në Ferizaj, Burim Karameta, tha se  janë në pritje të konfirmimit nga Ministria e Financave dhe menjëherë pas kësaj, punëtorët shëndetësor do t’i marrin mjetet që u takojnë.

“Ne në seancën e kaluar vetëm kemi bërë një ridestinim të mjeteve, të cilat i kemi lokalizuar në mallra dhe shërbime dhe sapo të marrim konfirmimin nga Ministria e Financave që po presim këtë javë të bëhet, ne do ta transferojmë obligimin tonë financiar të cilën  e kemi ndaj Cartias Kosova dhe të gjithë punëtorët, kolegët e mi të cilët janë në shëndetësinë primare do t’i kenë të gjitha pagat të cilat ne ua kemi borxh”,tha Karameta.