Ferizaj

Së shpejti fillon aksioni për vaksinimin e qenve me pronar

By FerizajPress

May 10, 2019

Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë njofton të gjithë qytetarët ferizajas se të dielën me datën 12 maj 2019, do të fillojë aksioni për vaksinimin e qenve me pronar kundër sëmundjes së tërbimit. Aksioni pritet të zgjat 10 ditë.

Njoftimi për vaksinimin e qenve është bërë edhe nga ambulancat veterinare të Ferizajt, ku pronarët mund të njoftohen me detajet në lidhje me këtë aksion.