Ferizaj

Së  shpejti pritet të bëhet asfaltimi i rrugëve në fshatin Manastric

By FerizajPress

August 24, 2017

Ferizaj.24.08.2017. Gjatë pasdites së sotme numri një i komunë s së Ferizajt, Muharrem Svarqa, i shoqëruar edhe nga drejtori i infrastrukturës, Gafurr Ilazi, nga mbikëqyrësja Leonora Zeqiri si dhe këshilltarë të tij, ka inspektuar nga afër punimet që po zhvillohen në fshatin Manastirc në rregullimin e rrugëve dhe kanalizimit të këtij fshati.

Me këtë rast kryetari Svarqa, u nda tejet i kënaqur me rrjedhën e punimeve që po bëhen në këtë fshat, duke shtuar se shumë shpejt pritet të behet dhe asfaltimi i rrugëve të këtij fshati. Ai tha se fshati Manastirc gjatë këtij viti ka përfituar mjaft shumë me realizimin e këtyre projekteve madhore të asfaltimit, ku po bëhen me të gjitha standardet që tashmë po aplikohen në Komunën e Ferizajt.