Ferizaj

Së shpejti pritet  shënimi jubilar  i 50 vjetorit të AKV-së “Kastriotët”

By FerizajPress

August 30, 2017

Ferizaj.30.08.2017. Kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, gjatë ditës së sotme ka pritur në një takim zyrtar, këshillin organizativ për shënimin e 50 vjetorit të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Kastriotët” në Ferizaj.

Me këtë rast kryetari Svarqa, ka thënë se jubileu i këtij ansambli duhet të shënohet në mënyrën më të mirë të mundshme për faktin se ky Ansambël ka bërë punë të madhe edhe në kohëra më të vështira.