Këtë sukses Anglia e arriti pas fitores 2:0 ndaj Suedisë. Maguire dhe Alli ishin golashënuesit e Anglisë në këtë sukses. Fundi i ndeshjes solli emocione të mëdha te Anglia, si të tifozët ashtu edhe të lojtarët. Ishte Marcus Rashford ndër të parët që filloi të qante, duke e përjetuar emocionalisht këtë sukses. “S’ka fjalë që do ta përshkruante këtë, pjesë e diçkaje speciale”, ka shkruar lojtari në rrjetet sociale pas ndeshjes./Lajmi.net/