Sport

“Së bashku me tifozët do të vazhdojmë të ëndërrojmë për Modricin”

By FerizajPress

August 04, 2018

Zikaltërit kanë befasuar të gjithë e veçanërisht drejtuesit e Real Madridit me afrimin e Luka Modric, i cili po ashtu duket gati për një largim nga ‘Santiago Bernabeu’ drejt futbollit italian, ku u transferua edhe Cristiano Ronaldo. Spalletti pas fitores 1:0 të Inter në ‘International Champions Cup’, nuk ka hedhur poshtë zërat e ditëve të fundit, por ka thënë se së bashku me tifozët do të vazhdojnë të ëndërrojnë transferimin e reprezentuesit kroat. “Shoqëria po punon që të vë në praktikë gjithçka që na duket e drejtë. Është e qartë se Modric do të ishte i rëndësishëm për të gjithë, e lë më për ne”, ka nisur përgjigjen Spalletti në pyetjen e gazetarëve për yllin e Real Madridit. “Vazhdoj të ëndërroj së bashku me tifozët, por jemi të përgatitur edhe të kompensojmë gjithçka që mund të ndodhë”./Lajmi.net/